TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Gusht 2024, 15:08

Pazari i radhës me SPAK? Meta shmang sulmet ndaj Dumanit: Të mbetemi tek malet tona më të kaltra, malet tona më të larta!

Shkruar nga Pamfleti

Pazari i radhës me SPAK? Meta shmang sulmet ndaj Dumanit: Të mbetemi

Ilir Meta ka nisur të luajë të gjithë gurët, me shpresën se do të marrë ndonjë votë në zgjedhjet që vijnë. Ashtu si kryeministri Rama, edhe Meta i është futur botës së podkastit.  

Puntatën e parë të titulluar “Podcasti i Lirisë”, Ilir Meta ia kishte dedikuar vetes ku foli për aventurat e tij në det dhe male.

Por nuk munguan pyetjet as për SPAK dhe ajo që ra në sy është fakti se Meta u rezervua te zulmet ndja Altin Dumanit. Pazari i radhës apo strategji?

Jemi kurioz për diçka kush është hedhja me e rrezikshme deri me tani, ajo mbi lumin e Shalës apo mbi Dum Dum Manin”, u pyet Meta.

Ndërkohë ai u përgjigj: “Të krahasosh lumin e kaltër aq të freskët të Shalës, me gjëra që s’kanë lidhje as me Shalën, as me Thethin dhe as me Korabin dhe nuk kanë lidhje me asgjë nuk shkon dhe për këtë temë flasim kur te dëshironi herë tjetër, të mbetemi tek malet tona më të kaltra, malet tona më të larta dhe ujërat tona më të kaltra”.

Lini një Përgjigje