TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Prill 2024, 20:50

Pas 4 orësh përplasje, komisioni për sistemin TIMS miraton kërkesat për informacion drejtuar institucioneve!

Shkruar nga Pamfleti

Pas 4 orësh përplasje, komisioni për sistemin TIMS miraton

Pas më shumë se 4 orësh komisioni parlamentar për Sistemin TIMS ka miratuar kërkesat për informacion drejtuar institucioneve.

Kërkesat pritet t’i drejtohen institucioneve si Kryeministria, Ministria e Brendshme, SHISH, SPAK, Prokuroria e Tiranës, etj. Sakaq, mbledhja e radhës është caktuar për ditën e hënë, në orën 16:00.

Kujtojmë se mbledhja e komisioni hetimor të TIMS u shoqërua me përplasje dhe akuza të forta. Deputeti i PD-së Asllan Dogjani lëshoi një deklaratë të fortë, duke thënë se Ervin Muça, ish drejtoi i TIMS-s, ka dyshime të jetë agjent i shërbimeve të huaj.

Sipas tij historia e dyshimtë e Mçës ka nisur që te AKSH-i, ku sipas Dogjanit, një punonjës i AKSH-it e ka kallëzuar Muçën sepse ky i fundit ka përdorur të dhënat e tij për të transferuar 1 milionë euro te një kompani.

Gjithashtu nënkryetari i këtij komisioni, Toni Gogu, kërkoi nga kolegët e opozitës t'i përmbahen vendimit të Kuvendit e të mos shndërrohen në gjyqtarë. Gogu iu përgjigj akuzave të Salianjit pas arrestimit të drejtorit të IT në Policinë e Shtetit.

tims

Lini një Përgjigje