TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Nëntor 2023, 22:20

Paralajmëron Mziu: Nëse mazhoranca nuk reflekton, opozita mund të shkojë në grevë urie

Shkruar nga Pamfleti

Paralajmëron Mziu: Nëse mazhoranca nuk reflekton, opozita mund të

Deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu, ka folur në lidhje me tensionet e shkaktuara nga opozita në seancën e fundit plenare. Ai tha se nëse nuk do të ketë reflektim nga mazhoranca, opozita do të përshkallëzojë qëndrimin e saj duke shkuar në grevë urie.

“Ne nuk jemi futur dhe po bëjmë zhurmuesin, struktura e grupit të deputetëve të opozitës, kemi informuar ambasadat, kemi dhënë bazat ligjore, po informojmë dhe strukturat ndërkombëtare që janë të interesuar për funksionimin normal të parlamentit. Ne i kemi të përcaktuara kërkesat;  bëni miratimin e këtyre komisioneve. Nëse nuk ngrihen komisionet mund të shkojmë edhe në grevë urie, derisa kryeministri e mazhoranca të mësojnë që duhet respektohet kushtetuta dhe rregullorja e parlamentit”, u shpreh Mziu për A2CNN.

Për kaosin e krijuar, ai deklaroi se dy prej gardistëve ishin të armatosur. Lajm ky që është konfirmuar edhe nga Sali Berisha, por që është mohuar nga Garda e Republikës.

“Kemi tentuar të bllokojmë funksionimin e parlamentit pas mohimit të komisioneve hetimore. Dita e djeshme na imponoi veprime të tilla, sjellja e gardës na imponoi. Dy prej gardistëve ishin të armatosur”, përfundoi Mziu.

mziu deputeti pd opozita

Lini një Përgjigje