TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Maj 2025, 22:23

Paralajmëron Ferdinand Xhaferaj: Në PD do të shpërthejë, Berisha nuk do ta mbajë dot gjatë partinë

Shkruar nga Pamfleti

Paralajmëron Ferdinand Xhaferaj: Në PD do të

Ishte e pamoralshme që unë ta kisha emrin në listë dhe të humbja integritetin tim dhe të qytetit të Durrësit, të shkoja të kërkoja votën për të mbështetur një alternativë që e dija se nuk do ishte fituese”.

Kështu tha deputeti Ferdinand Xhaferaj në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, duke deklaruar se në këtë fushatë ka vënë re që edhe militantë të Partisë Demokratike që para tre vitesh kur ndodhi përplasja më 8 janar nga grupimi i Berishës sulmuan selinë e PD, ishin ekstremisht agresiv, tani i kanë dhënë plotësisht të drejtë.

Sipas tij, ajo që po ndodh është një shenjë tërësisht pozitive sepse e do fillojë ringritja.

Xhaferaj shtoi se PD-në nuk e mban dot Sali Berisha, nëse nuk dëshiron që të degradojë si Lulzim Basha.

Xhaferaj: Është shenjë pozitive dhe do fillojë ringritja, pasi kemi prekur fundin. PD është ndarë në një elitë të drejtuar nga Berisha krejtësisht të distancuar nga baza dhe evidenca më e mirë e kësaj është protesta e thirrur direkt pas njerëz, ku ishin vetëm dhjetëra njerëz. E djathta problemin e ka brenda vetes. Të thuash që PD është pa të ardhme, deri diku jemi duke investuar drejt rrezikut që Shqipëria është pa opozitë dhe e ardhmja ngelet shumë problematike me një qeverisje që nga mandati në mandat i shtohen tendencat e të qenit arrogante.

Unë e shoh ndryshe, unë shoh që baza e partisë aty është. Është e distancuar se ka kuptuar se Berisha nuk u rikthye për të sjellë PD-në në pushtet, por u rikthye për ta përdorur PD si instrument për të lehtësuar zgjidhjen e problemeve personale dhe nëse kjo elitë që është aktualisht në parlament, që kur u zgjodh u zgjodh për të qenë e tillë për të heshtur por do të heshtë deri në vjeshtë ka një shprehje që kur kërkohet reformimi, nëse nuk e bëjnë gjeneralët do dalin ta bëjnë kolonelët, patjetër që do shpërthejë. Dhe në qoftë se nuk do të shpërthej që brenda PD-së ato 100 mijë vota që morën Lapaj me Shehaj do kthehen 500 mijë në zgjedhjet e tjera, se elektorati aty është. Ajo që unë kam dëshirë është që ta bëjë Partia Demokratike.

A do jetë PD në 2029 me këto potenciale që ka? Ka brenda PD-së potenciale që edhe janë shkolluar edhe kanë dëshmuar që kanë një linjë antikorrupson. Unë mendoj që e ka dhe maksimumi deri në pranverë do ketë ndryshime të rëndësishme në PD. Nuk e mban dot Sali Berisha. Nuk dëshirojmë që të degradojë si Lulzim Basha. Do kisha dëshirë që ndryshimi të vijë nga PD-ja, se edhe potencialet i ka nëse reformohet. Kur Berisha që pretendon se është zotuesi i këtyre 500 mijë votave nuk i vijnë as 500 në protestë, tregon se ka një ndarje. Ti ngele në 90% të listës me produktin e 2013. Pra sa më shumë u investua për ta projektuar PD në shërbim të agjendës së vetë, aq më shumë i ka kthjelluar njerëzit. Nuk do e bëjë Jorida, do dalin të tjerë që i plotësojnë kriteret që janë 30-40 vjeç, që nuk janë bërë pis me qeverisjet e mëparshme dhe patjetër do të dalin.

Lini një Përgjigje