TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Shkurt 2026, 15:22

Paralajmëroi sulme ndaj selive të PS, Balla shpërthen ndaj Berishës: Tropoja edhe sot i vuan porositë e tua!

Shkruar nga Pamfleti
Paralajmëroi sulme ndaj selive të PS, Balla shpërthen ndaj
Taulant Balla dhe Sali Berisha

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratave të Sali Berishës lidhur me sulmet ndaj selive të partive politike.

Berisha paralajmëroi se çdo sulm ndaj selisë së Partisë Demokratike do të pasohet me reagime të forta ndaj selive të Partisë Socialiste në të gjithë vendin.

Ai u kërkoi degëve të PD që të evidentojnë selitë e PS në çdo rreth, duke garantuar kundërpërgjigje në rast të incidenteve të tjera.

Në reagimin e tij, Balla e cilësoi thirrjen publike për sulme si vepër penale. Ai përmendi se nxitja e dhunës, e urrejtjes dhe e përçarjes përbën shkelje të ligjit, njësoj si dhuna ndaj punonjësve të policisë, përfshirë rastet kur goditjet lidhen me detyrën apo kur përfshihen të mitur në veprime të paligjshme. Sipas tij, vlerësimi i këtyre deklaratave u takon organeve kompetente.

Balla iu drejtua gjithashtu anëtarëve të Partisë Demokratike, duke i paralajmëruar të mos përfshihen në veprime që mund të kenë pasoja ligjore. Ai solli si shembull Tropojën, duke theksuar se zona vazhdon të përballet me pasojat e thirrjeve të mëparshme për përplasje politike.

"Reagimi im ndaj Sali Berishës, i cili paska kërcënuar me sulme selitë e PS nëpër qytete: “Do iu asgjësojmë”
SB: “U kërkoj të gjitha degëve të bëjnë rikonicionin e plotë të selive të PS në çdo rreth. Dhe garantoj Edi Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do të sjellin sulme asgjësuese për selitë e partisë së krimit në të gjithë territorin e vendit”.

Thirrja publike për kryerjen e veprave penale, thirrja për dhunë, nxitja e urrejtjes dhe e përçarjes, goditjet që shkojnë deri në tentativë vrasje ndaj punonjësve të policisë së shtetit, goditjet për shkak të detyrës, përfshirja e të miturve në krim janë vepra penale të dukshme. I takon organeve kompetente t’i vlerësojnë.
Kam një thirrje vllazërore miqve të Partisë Demokratike në bazë, mos e merrni veten në qafë nga urdhërat e një plaku matuf, i cili për prapanicën e tij ka mbjellë vëllavrasje gjithë jetën e tij politike. Tropoja për shembull e ka vuajtur dhe vazhdon ti vuajë thirrjet dhe porositë e tij.

Kaq për sot! Ditë të mbarë dhe faleminderit për vëmendjen mbi këtë çështje."-shkruan Balla.

taulant balla sali berisha

Lini një Përgjigje