Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se protesta e 20 shkurtit pati jehonë të gjerë ndërkombëtare dhe u transmetua nga agjencitë dhe mediat më të mëdha botërore. Ai e cilësoi atë si “kryengritje paqësore”, ndërsa theksoi se pasqyrimi mediatik e vendosi Shqipërinë në qendër të vëmendjes.
Berisha veçoi publikimin e fotove nga agjencia ndërkombëtare Getty Images. Sipas tij, në përshkrimet shoqëruese të disa imazheve përmendej situata politike në vend.
“Miq, jehona e kryengritjes tonë paqësorë mbrëmë ishte më e rrufeshme se kurrë ndonjëherë.
Ndërkohë që kryengritja zhvillohej, agjencitë e lajmeve më të mëdha të botës, televizionet dhe mediat botërore e transmetonin atë.Po unë dua të veçoj sot para jush albumin e fotografive të agjencisë më prestigjioze në botë të fotografisë Getty Images.Në albumin e saj, në disa nga fotot, ajo shkruante: Shqipëria, vendi i zgjedhjeve të stilit stalinist.Në të tjera, kryeministri hajdut dhe zëvendëskryeministrja hajdute. Pra, korrupsionin.Çka tregon se ju, të dashur kryengritës, mbrojtët nderin e vendit tonë, mbrojtët nderin e shqiptarëve, dinjitetin e tyre.U bëtë fytyra e vërtetë e këtij kombi në dallim nga fytyra e nxirë e Edi Ramës dhe pushtetit të tij.Pra, kauza është e drejtë, fitorja është e jona.Edhe njëherë, mirënjohje të pakufishme për guximin dhe trimërinë tuaj.”, tha ai.
Në fjalën e tij, Berisha falënderoi pjesëmarrësit dhe e paraqiti protestën si përballje me qeverinë. Ai e konsideroi reagimin ndërkombëtar si tregues të ndikimit që, sipas tij, pati kjo ngjarje në opinionin publik jashtë vendit.
Jepi bastard non grata, vazhdo me protesta te dhunshme se po vazhdove do te nderhyje Amerika dhe do ta marri Ramaduron sic mori Maduron ne Venezuele dhe ty do te te bejme kryeminister sic beme noc rrokun.
v Vetem ne Albanistan ndodhin keto , qe nje kriminel, te vazhdoje te drejtoj opoziten