TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Shkurt 2026, 12:50

"Narkoshteti do të mbajë përgjegjësi", Berisha: Policia sulmoi me gaz dhe plumba gome ndaj të miturve!

Shkruar nga Pamfleti

"Narkoshteti do të mbajë përgjegjësi", Berisha:

Kreu i opozitës, Sali Berisha ka folur sërish lidhur me protestën kombëtare të zhvilluar ditën e djeshme në Tiranë. Ai e ka cilësuar tubimin si “një ditë triumfi” për mbështetësit e opozitës.

Në një komunikim me qytetarët, Berisha tha se protesta ishte një përballje “dhëmb për dhëmbë” me “narkoshtetin”, ndërsa e përshkroi tubimin si një betejë epike kundër qeverisë.

“Dje ishte ditë triumfi për kryengritësit paqësorë, që u përballën dhëmb për dhëmbë, për tre orë, me narkoshtetin, në një betejë epike kundër qeverisë së paligjshme të Tiranës, kundër Edi Ramës, Lubi Ballukut dhe vjedhjeve të tyre të papërmbajtura. Guximi i kryengritësve ishte i jashtëzakonshëm”, u shpreh Berisha.

Ai deklaroi se gjatë protestës janë përdorur mjete të forta për shpërndarjen e turmës, përfshirë plumba gome dhe gaz lotsjellës, ndërsa theksoi se dhuna e ushtruar nga policia ka prekur edhe të mitur.

Protestuesit u qëlluan me snajperë, me bombola gazi pas koke, madje edhe me shkelma në kokë. Dënoj me forcën më të madhe dhunën dhe terrorin policor. Dënoj gjuajtjen me seleksion të qytetarëve me bombola gazi pas koke njërit prej tyre, në gjoks, deputetit të PD-së, Laçiano Boçi dhe të tjerëve me plumba gome, me gaz. Garantoj Edi Ramën se në të gjitha këto do të jetë përgjegjës”, u shpreh kreu i opozitës.

Lini një Përgjigje