TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Prill 2026, 10:32

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, ministrat e Ramës e mohojnë: Nuk ka vend për panik

Shkruar nga Pamfleti

Ministrat kanë minimizuar alarmin e Ambasadës Amerikane, duke deklaruar se nuk ka asnjë informacion për kërcënim real. Ata theksojnë se Shqipëria ka rritur masat e sigurisë dhe se qytetarët duhet të jenë të qetë. 

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, ministrat e Ramës e
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari , ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi dhe ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha

Ministrat e kabinetit Rama kanë reaguar njëzëri për njoftimin nga  Ambasada Amerikane në Shqipëri, që u bëri thirrje shtetasve të saj që ndodhen në vendin tonë, për të treguar kujdes të shtuar dhe të shmangin vende të mbipupulluara apo turistike pasi grupe të lidhura me Iranin, mund të sulmojnë vende të zakonshme, të tilla si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante.

Ndërkohë Partia Demokratike ka ngritur në Kuvend shqetësimin pas paralajmërimit të Ambasadës së SHBA-ve për sulme të mundshme nga Irani në Shqipëri dhe ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi tha se se nuk ka vend për panik dhe qytetarët shqiptarë duhet të jenë të qetë, pasi sipas tij janë të sigurt.

“Besoj që SHBA-të, atë lajmërim që kanë bërë, e kanë për qytetarët e vet, dhe SHBA-të janë edhe më sensitive për ruajtjen e qytetarëve të tyre. Sa i takon qytetarëve shqiptarë siguria është e garantuar nga aleanca ushtarake më e fuqishme në botë. Ne si qeveri kemi marrë masat për të gjitha sistemet e nevojshme dhe procedurat që duhet të kryejmë për të garantuar sigurinë e qytetarëve shqiptarë. Jemi në një situatë ku ka një konflikt. Jemi një shtet që kemi mbajtur qëndrim të prerë, kundrejt atij regjimi, kanë filluar që në 2022 sulmet nga aktorë malinj të atij shteti, përsëri kemi parë ditët e fundit sulme te Parlamenti dhe Posta. Qytetarët shqiptarë duhet të jenë të qetë, të sigurt. Që duhet të kemi kujdes duhet të kemi kujdes, por nuk ka vend për panik”, tha Nufi. 

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari gjithashtu tha se ka pasur komunikime të drejtpërdrejta të strukturave të dedikuara të policisë me ambasadën amerikane dhe s’ka një rrezik real.

Ai tha se Shqipëria ka marrë masa të shtuara sigurie në raport me zhvillimet ndërkombëtare.

“Jo më larg se mbrëmjen e djeshme u kam strukturave të antiterrorit, sigurisë publike dhe policisë kriminale të jenë në komunikim me ambasadën amerikane që është komunikuar se nuk ka informacione konkret për një rrezik real.

Fakti i dytë është që Shqipëria ka marrë masa të shtuara sigurie dhe kjo bazuar në zhvillimet ndërkombëtare që ndodhin ku janë të angazhuar maksimalisht strukturat e policisë duke qenë në komunikim të vazhdueshëm me të paktën dy ambasada në vend”, tha Lamallari.

Edhe ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u shpreh se nuk ka asnjë arsye për të qenë të alarmuar, pavarësisht paralajmërimit të Ambasadës Amerikane.

“Dua të siguroj deputetin Shehu dhe këdo brenda dhe jashtë salle, ne i ndjekim me kujdes të gjitha paralajmërimet e aleatëve tanë. Jemi në kontakt me ata në Uashington, me partnerët në NATO.

Vlerësimi që kemi sot është që nuk ka asnjë arsye për të qenë të alarmuar. Ka pasur një komunikim nga Zyra e Shtypit të Kryeministrit. Duhet t’i bazohemi asaj. Ministritë e tjera do informojnë në kanalet e duhura, duke qenë në kontakt me qeverinë dhe Kryeministrin”, tha ministri Hoxha.

 

paralajmërimi i shba për sulme nga irani

1 Komente

  1. F
    FERIT DURANA

    KETA MINISTRA JANE TE TREDHUR NJERI ME SERVIL E SKLLAV PA PERSONALITET SE TJETRI SHIFI SURRATIN PABUKSIT NGA KOPLIKU QE KA BO 6 BIZNESE PLUS DURANA QE E KAN PAK BOSTON QE DONIN ME BO SEKS PER 10 DOLAR ME AGJENTEN PABUKSAT MALOK QE I BONI BERISHA, NANO, META , RAMA AMBASADOR SA MORI GRUN FRANCEZE KTA JANE HALET QE SHKATROJN SHQIPRINE

    Lini një Përgjigje