OSBE e bën të qartë se në këtë reformë duhet të jenë të angazhuar të gjithë aktorët politikë.
Prezenca e OSBE/ODIHR i ka dërguar një mesazh të qartë kryeministrit Edi Rama se reforma zgjedhore duhet të jetë gjithëpërfshirëse.
Dje kryeministri paralajmëroi se mund ta kalojë i vetëm Kodin Zgjedhor, teksa u shpreh se nuk ka ndërmend të presë opozitën në komisionin bipartizan të reformës zgjedhore.
Pas mbledhjes së qeverisë në Lezhë, Rama dha sinjal të qartë se ai do të kërkojë të sigurojë 84 vota për kalimin e ligjit, pa menduar shumë për konseusisn.
Por sot OSBE ka reaguar. Edhe pse nuk përmend Ramën, OSBE e bën të qartë se në këtë reformë duhet të jenë të angazhuar të gjithë aktorët politikë.
“Jemi të lumtur të shohim që reforma zgjedhore është në qendër të debatit politik. @OSCEinAlbania qëndron e gatshme të ndihmojë në zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe në mundësimin e votimit nga jashtë vendit.
Mezi presim të angazhohemi menjëherë me të gjithë aktorët për të arritur synimet e përbashkëta dhe për të rritur integritetin e procesit zgjedhor, në kohë për zgjedhjet e ardhshme”, thuhet në këtë reagim.
Parlamenti ka disa muaj që është në kaos dhe Rama dje ka paralajmëruar se mund të nxjerrë jashtë loje opozitën, duke tentuar të kalojë reforma thelbësore i vetëm, me ndihmën e votave të “blera”. Por organi kyç i kësaj reforme, pra OSBE, i ka dërgur mesazh të prerë.
“Kemi parë si në një sallë me 1600 karrige, ata numëronin mbi 5 mijë vetë, martirizim aritmetik i konsiderueshëm. Nuk numërojmë dot 84 veta në 70 e kusur karrige që kemi në parlament, për 84 vota duhen 84 karrige, kështu që sigurisht që për të arritur numrin magjik, duhet të gjesh rrugë ndërveprimi. Që do të thotë, solla shembull Parlamentin italian apo grek, që bëjnë shpesh reforma elektorale, s’kanë komisione bipartizane…
Sigurisht do ishte mirë të bëhej me komision, por problemi është që komisioni bipartizan bëhet me dy palë partizanë, këtu kemi një palë partizanë dhe ballistë, që tani mund të jenë bërë 3 ballistë. Nëse deri në fund të procesit, do të ketë vullnet, bujrum. Nëse jo ndërrojmë faqen dhe vazhdojmë faqen e re pa komision, ka mënyra të tjera. Siç bëjnë të tjerët në Europë”, tha Rama.
Lini një Përgjigje