TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Prill 2024, 18:07

Opozita e përçarë, Rama në delir: Në 2025, rezultati më i thellë se në zgjedhjet e 2021

Shkruar nga Pamfleti

Opozita e përçarë, Rama në delir: Në 2025, rezultati

Duke parë që opozita është e përçarë dhe jo kompakte, kryeministri Edi Rama duket i sigurt se do të vijojë të “mbretërojë”.

Partia Demokratike është e ndarë në dy blloqe, pas përplasjeve mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Po ashtu Ilir Meta ka marrë malet dhe bërtet e shan lart e poshtë.

Si duket Rama e ka vënë në terezi dhe tani pret që në zgjedhjet që vijnë të marrë më shumë se 74 mandate. Këtë të paktën deklaroi në një intervistë sot.

Kështu kryeministri Rama teksa u ndal te opozita, theksoi se kjo e fundit e ka futur veten në një batak me duart e veta, e për këtë nuk ia ka fajin askush.

Opozita e futi veten në një batak e nuk ia ka fajin askush. Është thënë një shprehje jep shpirt por nuk heq dorë. Përsërisin të njëjtën gjë”, u shpreh Rama për Report TV.

Sipas Ramës, ai e ka të sigurt një fitore tjetër në vitin 2025, ku rezultati do të jetë më i thellë në dëm të opozitës.

Kur i sheh të ndarë thua pse janë ndarë? Këta nuk janë të ndryshëm, por janë një. Nëse deri dje ishin bllok kundër meje, tani janë bllok i ndarë në fletë kundër meje dhe fletë që luftojnë me njëra tjetrën për të thënë kush është blloku. Gjithmonë me ultimatum. Nuk do ketë rezultat tjetër në 2025. E vetmja gjë rezultati do të jetë më i thellë në dëm të tyre”, tha Rama. 




 

rama opozita

Lini një Përgjigje