TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Dhjetor 2024, 09:16

Opozita bllokon sot Tiranën, revoltohet Braçe: Terrroristë! Jeni si ekstremistët në Gjermani që vrasin njerëz për Krishtlindje

Shkruar nga Pamfleti
Opozita bllokon sot Tiranën, revoltohet Braçe: Terrroristë!
Erion Braçe

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar lidhur me protestën e opozitës, e cila do të zhvillohet ditën e sotme në Tiranë, orën 17:00.

Deputeti shkruan se bllokimi i rrugëve në kryeqytet është njësoj si ato makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e krishtlindjes për të dëmtuar qytetarët, duke iu referuar sulmit të ndodhur në një treg Krishltindjesh në Gjermani. 

‘Tirana do ta ketë ditë vuajtje sot, bashkë me të, të gjithë ata që vijnë e ikin në këtë qytet, të gjithë ata që jetojnë në këtë qytet, punojnë këtu, duan të kryejnë nevojat e tyre, përfshi nevojat e tyre jetësore në këtë qytet!

Të bllokosh Tiranën, nuk është interes publik, është kundër interesit publik! Të bllokosh Tiranën, një ditë para krishtlindjes e në orët e pasdites, është mu si ato makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e krishtlindjes për të dëmtuar, krijuar panik, trembur!

Të bllokosh Tiranën, një ditë para krishtlindjes, një festë që e festojnë të gjithë bashkë, pa ndarje e në paqe me njëri tjetrin, është thjesht mllef e urrejtje ndaj njerëzve normale që nuk të bëhen pjesë, nuk të mbështesin, duan të mbetet normale në këtë qytet’, thotë ai.

Opozita do të zhvillojë sot në orën 17:00 protestën e radhës, të cilën e quajnë mosbindje civile.Si pasojë e protestës do të bllokohen edhe disa rrugë në Tiranë. Ato janë: Rruga pranë Bashkisë së Tiranës, rreth-rrotullimi tek “Zogu i Zi”, tek sheshi “Uillson”, tek “Pallati me Shigjeta”, si dhe kryqëzimi tek “Rruga e Elbasanit”, pranë xhamisë së “Namazgjasë”.

Protesta e fundit e opozitës ishte më 26 Nëntor, zgjati tre orë dhe paralizoi disa nga nyjet kryesore lidhëse në kryeqytet.

opozita bllokon sot tiranën

Lini një Përgjigje