
Partia Demokratike denoncon numrin dy të Ministrisë së Arsimit. Sipas selisë blu, Albana Tole ka marrë një tender prej qindra miliona lekësh për kompaninë e saj private dhe madje pa garë fare.
PD thotë se Tole do duhej që para marrjes së detyrës së zv/Ministres, ose të ishte vetëpërjashtuar nga shoqëria tregtare, ose të refuzonte detyrën shtetërore.
PD kërkon që Tole të japë dorëheqjen dhe të kthejë menjëherë paratë e grabitura.
Epo tani ne e kemi thënë e stërthënë, që Ogerta, la batërdinë në Shëndetësi se nuk kishte më mundësi ta vazhdonte se SPAK u përmbyt nga dojset dhe kaloi në Arsim që të fillojë vjedhjet nga e para e deri sa të përmbytet prapë SPAK, ka goxha kohë.
Lini një Përgjigje