TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2025, 10:55

Numërimi i votave preferenciale në Durrës/ PS merr 8 deputetë, PD fut në Kuvend 5 demokratë dhe ish prokurorin Ndoja

Shkruar nga Pamfleti

Numërimi i votave preferenciale në Durrës/ PS merr 8

Në Qarkun e Durrësit, Partia Socialiste ka arritur të sigurojë 8 mandate duke marrë 52.7% të votave, ndërsa Partia Demokratike ka siguruar 6 mandate me 38.6% të votave.

Ndërsa numërimi i votave preferenciale vijon, ka një panoramë se cilët do të jenë deputetët në Kuvend, përfshirë edhe ata të listave të hapura.

Nga PS, në Kuvend do të jenë: Klodiana Spahiu, Milva Ekonomi, Loer Kume, Skender Pashaj, Aurora Mara të listës së mbyllur dhe Arkend Balla, Ani Dyrmishi dhe Ilir Ndraxhi nga lista e hapur.

Nga lista e PD, në Kuvend do të jetë Oerd Bylykbashi, Artan Luku, Manjola Luku, Gent Strazimiri, Igli Cara, të cilët janë kandidatë të listës së mbyllur, ndërsa ish-prokurori Arian Ndoja mund të futet në Kuvend nga lista e hapur, pasi deri më tani rezulton më i votuari.

Nga subjektet e tjera garuese, asnjë nuk ka arritur të sigurojë mandat në këtë qark.

 

Lini një Përgjigje