TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2025, 10:34

PD fitoi në Kukës, kush janë dy demokratët që futen në Kuvend; PS nxjerr deputet vetëm Eduard Shalsin

Shkruar nga Pamfleti

PD fitoi në Kukës, kush janë dy demokratët që futen

Qarku i Kukësit është ndarë në rezultatin 2 me 1 për PD-ASHM edhe pse Berisha pësoi një rënie me 9.2% në këtë qark.

PS nxjerr nga ky qark vetëm deputetin e listës së mbyllur Eduard Shalsi, i cili është edhe drejtuesi politik i këtij qarku. Mbetet jashtë ish-deputeti i PD, Alban Zeneli që iu bashkua Edi Ramës, ndonëse rezulton më i votuari në këtë qark, por PS arriti të siguronte në total vetëm një mandat.

PD-ASHM ndërkohë nxjerr një deputet nga lista e hapur dhe një nga lista e mbyllur. Flamur Hoxha del automatikisht deputet për shkak se renditet në listë të mbyllur, ndërkohë nga lista e hapur e PD-ASHM del deputet Shkëlqim Shehu me 7493. Jashtë mbetet Isuf Çelaj me 7060 vota.

Deputeti i PS nga qarku Kukës

Eduard Shalsi (lista e hapur)

Deputetët e PD nga qarku Kukës

Flamur Hoxha (lista e mbyllur)
Shkëlqim Shehu (lista e hapur)

Lini një Përgjigje