
Ditën e sotme është mbledhur Asambleja e Përgjithshme e Partisë Socialiste, ku kryeministri Edi Rama dhe njëherazi kreu i PS ka prezantuar qeverinë e re për mandatin e tij të katërt në drejtimin e vendit.
Kryeministri Edi Rama është shprehur se PS nuk do t’i dalë në mbrojtje askujt që ka probleme me ligjin.
Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, Rama tha se në këtë mënyrë, do të dëmtohet Shqipëria e së ardhmes.
“Sipas meje, pikërisht pse ne kemi hyrë, me dëshirë në këtë llogore të përbashkët të politikës, me flamurin e PS dhe kemi zgjedhur të punojmë për Shqipërinë e nesërme, nuk kemi asnjë mundësi ta kthejmë llogoren në rifuxhidhe të nxjerrim artilerinë tonë kundër SPAK apo GJKKO. Përfshirë dhe në rastet, kur për dikë, po bëhet një padrejtësi. Nuk kemi bërë avokatin e kujto, të familjes së madhe politike që ndalohet nga drejtësia. Sado e padrejtë, absurde mund të duket kjo që thashë, do të ishte i pariparueshëm për më shumë se një dekadë, dëmi që artileria jonë do i bënte Shqipërisë të së nesërmes. Institucioneve të reja të drejtësisë, si garancia për një drejtësi të pavarur. Ky është durimi shtetbërës strategjik”, tha Rama.
Lini një Përgjigje