TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shtator 2025, 11:04

Rama paralajmëron zgjedhje të parakohshme për Tiranën: Situata nuk mban më, nuk ndërhyjmë në punët e drejtësisë

Shkruar nga Pamfleti

Rama paralajmëron zgjedhje të parakohshme për Tiranën:

Do na duhet të adresojmë këtu edhe emergjencën e krijuar në drejtimin e Tiranës për arsyen e ditur botërisht. Nuk mban më, ama duhet të them që në fillim sa më qartë atë që besoj e ndajmë të gjithë së bashku

Kryeministri, njëherazi edhe kryetar i PS-së, Edi Rama duke folur në Asamblenë Kombëtare të PS-së tha se kjo parti nuk do të bëhet asnjëherë avokati i kujdo që hetohet apo ndalohet nga drejtësia.

Në këtë mënyrë duket se Rama ka dhënë një mesazh lidhur me fatin e Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dosja e të cilit ka kaluar për gjykim në GJKKO, ndërsa ai ndodhet prej 7 muajsh në masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Rama paralajmëroi zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Tiranës, duke e cilësuar si të paprecedentë situatën e krijuar në kryeqytet pas arrestimit të Erion Veliajt.

Kreu i PS-së tha se kjo çështje “nuk mban më” dhe duhet të marrë zgjidhje.

Jemi mbledhur në këtë takim te parë të 4-vjeçarit tonë më sfidues për të çelur kapitullin e mandatit tonë të katërt i cili nis zyrtarisht pas pak ditësh me betimin e kuvendit dhe votëbesimin e qeverisë së re. Do na duhet të adresojmë këtu edhe emergjencën e krijuar në drejtimin e Tiranës për arsyen e ditur botërisht. Nuk mban më, ama duhet të them që në fillim sa më qartë atë që besoj e ndajmë të gjithë së bashku”, tha Kryeministri Edi Rama.

Në vijim Rama tha se nuk do të bëjmë avokatin e kujdo që hetohet apo ndalohet nga drejtësia, edhe kur të mos na duket e drejtë.

Nuk kemi pasur dhe nuk do të kemi asnjë pendesë për lirinë që i kemi dhënë drejtësisë me reformën në drejtësi.

Përmes reformës i kemi larguar duart e ekzekutivit nga çdo proces që ka lidhje me promovimin apo shkarkimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Kush flet për kapjen e drejtësisë nga ana jonë, ose nuk di çfarë flet, ose nuk do të pranojë të vërtetën shumë të madhe për një ndryshim epokal në historinë e këtij vendi”, tha Edi Rama.

Ai u shpreh se nuk jemi lëkundur dhe as do të lëkundemi në rrugën tonë, edhe pse pushteti i ri i drejtësisë hera herës shfaq shenjat e sëmundjes së sistemit të vjetër.

 

 

Lini një Përgjigje