TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shtator 2025, 08:50

“Po e lë këtë rrugëtim në mes”, Ermal Dredha u dërgon mesazh vartësve pas dorëheqjes si kryetar bashkie

Shkruar nga Pamfleti

“Po e lë këtë rrugëtim në mes”, Ermal

Një ditë pas dorëheqjes nga posti i kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha i ka dërguar një mesazh falenderimi punonjësve të tij.

Dredha u ka dërguar një mesazh ku shpreh falenderimet e tij për bashkëpunimin mbi 2-vjeçar dhe kërkon njesë që po e ndërpret punën në mes.

“Faleminderit dhe ndjesë që po e lë këtë rrugëtim në mes, por sinqerisht, për mua ka qenë privilegj & kënaqësi t’ju shërbej, edhe pse jo të gjithëve kam arrit t’jua zgjidh hallet! Duke ju uruar më të mirën juve dhe familjeve tuaja, me shumë respekt, Ermali", thuhet në mesazhin e dërguar.

Kryebashkiaku Dredha ka dhënë dorëheqjen gjatë paradites së djeshme, 10 shtator. Arsyet e dorëheqjes së Ermal Dredhës nuk dihen ende, por mësohet se në vend të tij është emëruar Erlis Halili.

“Po e lë këtë rrugëtim në mes”, Ermal

Lini një Përgjigje