TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shtator 2025, 11:08

Kabineti i ri, Rama kritika të forta për gjyqtarët: Kush flet për kapje dhe presione, s'di çfarë flet!

Shkruar nga Pamfleti
Kabineti i ri, Rama kritika të forta për gjyqtarët: Kush flet
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në nisjen e Asamblesë së Partisë Socialiste ka folur për Reformën në Drejtësi, duke theksuar se nuk ka "asnjë pendesë për lirinë dhe pavarësinë që i kemi dhënë drejtësisë".

"Në mandatin e ri do na duhet të adresojmë menjëherë emergjencën e krijuar në drejtimin e Tiranës. Dua të them sa më qartë atë që besoj duhet të ndajmë të gjithë së bashku mbi drejtësinë dhe raportin tonë me të. Ne si PS nuk kemi hyrë në asnjë rast në një çështje të drejtësisë, aq më tepër kur drejtësia nuk e ka thënë deri në fund fjalën e saj. Nuk e kemi bërë avokatin për njerëzit tanë edhe kur mund të mos na duket e drejtë. Nuk kemi asnjë pendesë për lirinë dhe pavarësinë që i kemi dhënë drejtësisë për Reformën në Drejtësi. Përmes reformës i kemi larguar me vetëdije të plotë duart e ekzekutivit nga çdo proces seleksionimi apo shkarkimi prokurorësh apo gjykatësish. Ja kemi lënë pushtetit gjyqësor të qeverisë vetë punët e veta përmes organeve të parashikuara nga Reforma në Drejtësi. Prandaj, kush flet për kapje të drejtësisë nga ana jonë, ose nuk di çfarë flet ose nuk do që të pranojë të vërtetën shumë të madhe të një ndryshimi epokal për një vend ku kurrë nuk ka pasur pavarësi prokurorësh apo gjykatësish nga cilido pushtet politik", tha Rama.

Kryeministri Rama u ndal në çështjet e drejtësisë, duke folur me kritika ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që sipas tij, “mbajnë në radhët e veta sy të ngushtë dhe mungesë integriteti”.

"Nuk e kemi bërë dhe nuk do ta bëjmë asnjëherë avokatin e kujtdo që hetohet apo ndalohet nga drejtësia, qoftë kjo e drejtë apo jo. Nuk do të kemi asnjë pendesë për lirinë dhe pavarësinë që i kemi dhënë drejtësisë me Reformën në Drejtësi dhe me tërheqjen historike të pushtetit të shumicës nga fusha e pushtetit gjyqësor.”, tha Rama.

rama

Lini një Përgjigje