TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Mars 2023, 12:26

Nis protesta, Berisha del nga selia e PD i ‘blinduar’ nga truprojat

Shkruar nga Pamfleti
Nis protesta, Berisha del nga selia e PD i ‘blinduar’ nga truprojat

Ish-kryeministri, Sali Berisha i rrethuar nga truprojat e tij ka dalë nga selia blu dhe është nisur drejt kryeministrisë ku do të mbajë fjalimin e tij para qytetarëve të mbledhur. Pranë tij qëndrojnë vetëm Flamur Noka dhe Luçiano Boçi. Siç duket Berisha sërish i është bashkuar turmës në masa të shtuara sigurie, pasi i druhet një sulmi të mundshëm ndaj tij. 

Ndërkohë edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë nga zyra për t’ju bashkuar protestës se opozitës.

Sot do të jepet vendimi për 'vulën' e partisë më të madhe opozitare në vend nëse do të jetë në duart e Enkelejd Alibeajt apo Sali Berishës. Berisha nuk ka pritur vendimin e Gjykatës së Apelit për vulën e PD dhe është nisur drejt ‘revolucionit blu’.

protesta e opozitËs

Lini një Përgjigje