TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Mars 2023, 12:10

Të rinjtë e Berishës presion gjykatës: Në demokraci opozitën e zgjedh populli!

Shkruar nga Pamfleti

Të rinjtë e Berishës presion gjykatës: Në demokraci

Demokratë e të rinj kanë vendosur mesazhe protestë në dyert e Gjykatës së Apelit ku pritet të merret vendimi për vulën e Partisë Demokratike.

“Pa pluralizëm nuk ka demokraci”, “Në demokraci, opozitën e zgjedh populli, jo gjykata”, shkruhet në disa prej pankartave.

Të rinjtë e Berishës presion gjykatës: Në demokraciTë rinjtë e Berishës presion gjykatës: Në demokraciTë rinjtë e Berishës presion gjykatës: Në demokraci

Seanca ka nisur. Gjykata do të vendosë mbi ankimimin e Alibeajt ku kërkohet rrëzimi i vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e kuvendit të 11 dhjetorit si legjitim. 3 janë skenarët e sotëm që priten nga kjo gjykatë, në një kohë kur shtyrja e dhënies së vendimit do të vështirësonte regjistrimin e PD pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kur kanë ngelur vetëm 3 ditë nga afati. E para që Apeli të lërë në fuqi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, e dyta, që vendimi i Zhukrit të zhbëhet dhe të pranohet ankimi i Alibeajt dhe opsioni i tretë që çështja të kthehet sërish për gjykim në Themel.

protesta e opozitËs

Lini një Përgjigje