
Deputeti i PD-së, Ored Bylykbashi ka replikuar me kryetaren e Kuvendin e cila nuk pranoi të ndryshonte rendin e ditës për debat për raportin e DASH.
Sipas Bylykbashi maxhornaca po i heq çdo lloj të drejte opozitës.
Bylykbashi, tha se me raportin e fundit DASH rikonfirmoi deklaratat e opozitës për situatën në Shqipëri.
“Dhunimi i lirisë së medias, koncesionet skandaloze, dhunimi i zgjedhjeve, etj. Ka çështje më prioritare se kaq? Në kemi kërkuar ndryshimin e rendit të ditës në lidhje me raportin e DASH.
Ne kemi kërkuar specifiksht që sot të replika për raportin e DASH. Sot vërtetuat edhe një herë që opozitës po i shkurtoni çdo lloj të drejte.
Sot nuk ka asgjë tjetër veçse rikonfirmimi i asaj që kemi thënë 1 vit rresht. Ky parlamenti këtu është vetëm vulosës, folët për një rend dite të zakonshëm. për çfarë, për të vulosur grabitjet e mëtejshme, siç bëtë me portin e Durrësit. Ju nuk e doni këtë lloj debati, edhe pse del në raport. Ne kërkojmë ndryshimin e rendtit të ditës,” tha Bylykbashi në Kuvend.
Departamenti Amerikan i Shtetit tha se presioni politik, frikësimet, korrupsioni dhe burimet e pakëta kanë bërë që sistemi i drejtësisë të mos funksionojë “tërësisht, në mënyrë të pavarur dhe me efikasitet”, ndërsa theksoi korrupsionin në qeverisjen e vendit dhe median e lirë por jo të pavarur, si problemet kryesore në drejtim të respektimit të të drejtave themelore të njeriut në Shqipëri.
Departamenti i Shtetit publikoi të hënën raportin e vet vjetor mbi të drejtat e njeriut, të cilin e përgatit për të gjitha vendet e botës.
Korrupsioni i qeverisë raportohet si i gjithëpërhapur, lartë e poshtë në të gjithë qeverisjen e vendit.
“Korrupsioni ekzistoi në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisë, përfshirë prokurimet publike dhe partneritetet publike dhe private, megjithëse autoritetet bënë progres gjatë vitit në luftën kundër korrupsionit dhe dhënies fund të pandëshkueshmërisë,” vëren raporti.
Lini një Përgjigje