TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Mars 2023, 10:49

Deputetët e Berishës kërkojnë mocion me debat për raportin e DASH, Boçi: Qeveria ka kapur drejtësinë!

Shkruar nga Pamfleti
Deputetët e Berishës kërkojnë mocion me debat për

Deputet e Berishës kanë kërkuar që të ndryshohet rendi i ditës dhe të futet një mocion me debat mbi raportin e DASH për Shqipërinë. Deputeti Luçiano Boçi tha se ai është një ndër raportet më të rënda për situatën në Shqipëri, ndërsa sipas tij tregon gjendjen e vërtetë të vendit tonë dhe tashmë qeveria nuk fshihet dot.

Boçi tha se në raport theksohet kapja e drejtësisë nga pushteti.

"Kërkesa ynë për mocion me debat niset nga fakti që DASH është një nga raportet më të rënda ju do thoni që raportet janë të përvitshme, por si kësaj here rëndesa nuk ka qenë kurrë. Tregon qartazi rrëshqitjen e Shqipërisë drejt një autokracie idiote, theksi i raportit vihet te gjendja e lirisë së medias dhe kapja e sistemit të drejtësisë. Situata është ajo që pasqyron ky raport dhe nuk keni ku fshiheni. Gjyqësori i kapur nga qeveria, sikurse ulëritëse është gjendja e korrupsionit  e lidhur ngushtë me inceneratorët. Raporti përcakton 273 mln euro nga inceneratorët", tha Luçiano Boçi.

Në rendin e ditës është parashikuar një interpelancë e deputetëve demokratë Bujar Leskaj dhe Zef Hila me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Ndërkohë, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho do të zhvillojë një seancë me pyetje me ministren e Arsimit, Evis Kushi. Xhixho do të ngrejë në Kuvend çështjen e mbështetjes së studentëve gjatë kohës së krizës, të cilët edhe pse dërguan një kërkesë që të mbështeten me 100 euro nga qeveria nuk pati asnjë vendimmarrje.

luçiano boçi kuvend

Lini një Përgjigje