TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Mars 2025, 22:04

Nga Sterkaj, Çela dhe Naço, te Bozo, Zeqaj dhe Deliu: 25 deputetët që Rama la jashtë listave

Shkruar nga Pamfleti
Nga Sterkaj, Çela dhe Naço, te Bozo, Zeqaj dhe Deliu: 25
Grupi i PS

Rama lë jashtë kandidimit një pjesë të madhe të deputetëve aktualë

Kryeministri Edi Rama ka lënë jashtë listave të kandidatëve afro 25 deputetë aktualë. Emra si Petro Koçi, Nasip Naço dhe Laert Duraj njoftuan tërheqjen. Ndërkohë janë dhe shumë të tjerë, kryesisht figura jo shumë aktive. Po ashtu Rama ka larguar dhe disa figura me emra si Paulin Sterkaj, Baftjar Zeqo, apo Agron Çela.

Sot ishte një ditë intensive në PS. Pas konsultimeve me drejtuesit politikë në qarqe, Rama mblodhi Kryesinë dhe u vulos lista e kandidatëve. Rama ka sjellë shumë figura të reja, duke lënë në listë të hapur pjesën dërmuese të deputetëve aktualë.

Vetë Rama ka kandiduar në listë të mbyllur në tiranë. Ndërkohë në kryeqytet janë në garë të hapur emra si Kodheli, Xhafaj, Braçe, etj.

Më poshtë kemi nxjerrë një listë sipas qarqeve, të deputetëve që nuk janë kandiduar fare nga kryeministri.

Deputetët që la jashtë Rama

Dibra

Lavdrim Krashi

Berati

Bardhyl Kollçaku

Nasip Naco

Gjirokastër

Laert Duraj

Lezha

Eduart Ndreca

Shpresa Marnoj

Korça

Ilir Topi

Vlora

Pranvera Resulaj

Anduel Tahiraj

Niko Kuri

Ilir Metaj

Teuta Ramaj

Shkodër

Paulin Sterkaj

Agron Çela

Kukes

Gerta Duraku

Elbasan

Klevis Xhoxhi

Fier

Petro Koçi

Lindita Buxheli

Baftiar Zeqo

Bujar Çela

Ismet Beqiraj

Tatjana Pirro

Mirela Pitushi

Durrës

Denis Deliu

Tiranë

Luljeta Bozo

Lini një Përgjigje