TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Gusht 2024, 17:40

Nesër zgjedhjet në Himarë, PS mobilizohet në mbështetje të Tavos!

Shkruar nga Pamfleti

Nesër zgjedhjet në Himarë, PS mobilizohet në mbështetje

Ditën e nesërme pritet që Himara të shkojë në zgjedhje për të caktuar përfundimisht kryebashkiakun e saj të ri. Partia Socialiste duket se është mobilizuar që të mos ndodhin surpriza si ato të një viti më parë, ku kandidati i koalicionit “BashkëFitojmë”, Fredi Beleri arriti të fitonte zgjedhjet, pavarësisht se nuk arriti kurrë të merrte mandatin e kryebashkiakut.

Rama duket se ka marrë masat kësaj here duke dërguar në Himarë në mbështetje të kandidatit të PS-së, Vangjel Tavo, tre nga të besuarit e tij.

Në një foto të shpërndarë nga Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali në rrjetin social “Facebook”, shihet ajo e ulur në njl kafe me Tavon dhe dy deputetëve socialistë, Damian Gjiknuri dhe Blendi Klosi.

“Mes miqsh, në Himarën e bukur”, shkruan ajo në postimin në Facebook.

Kujtojmë se nesër mbi 23 mijë qytetarë që janë thirrur në këto zgjedhje për të votuar mes dy kandidatëve, Vangjel Tavo i Partisë Socialiste dhe Petro Gjikuria i opozitës.

Në Himarë do të ketë 36 qendra e votimi. Raportohet se materialet zgjedhore kanë mbërritur në Himarë një ditë më parë, ndërsa Komisioni Qendrore i Zgjedhjeve do të bëjë shpërndarjen e tyre në orët e para të së dielës.

Në Himarë do të aplikohet vetëm identifikimi elektronik dhe qendrat e votimit do të jenë të monitoruara me kamera. Pas mbylljes së votimit pritet të nisë menjëherë edhe numërimi i votave.

Lini një Përgjigje