TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Gusht 2024, 14:30

'Ka marrë mijëra metra katrorë tokë në Gjipe' , Berisha i vendos nofkë të re Ramës

Shkruar nga Pamfleti
'Ka marrë mijëra metra katrorë tokë në Gjipe'
Rama dhe Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme  se Kushtetuta e Shqipërisë është kthyer në një statut të Partisë Socialiste, që përdoret nga Edi Rama sipas dëshirës së tij.

Duke i vendosur një nofkë të re kryeministrit, “Edi Gjipeja”, Berisha tha se Rama ka marrë disa qindra mijëra metra katrorë tokë në Gjipe, bashkë me familjarët e tij.

“Kushtetuta e Shqipërisë ka rënë dhe kjo për të shumtën herë. Ajo është kthyer thjesht në një letër pa vlerë apo në statutin e Partisë Socialiste, nenet e të cilës zbatohen dhe interpretohen nga kreu i narko-shtetit shqiptar Edvin Kristaq Gjipea sipas vullnetit të tij malinj personal. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, e cila sipas nenit 124 të Kushtetutës zgjidh mosmarrëveshjet kushtetuese dhe bën interpretimin përfundimtar të Kushtetutës zbatohen në narkoshtetin e Edi Ramës vetëm në rastin kur ato shprehin vullnetin e këtij të fundit dhe narko-mazhorancës së tij”, tha Berisha në një videomesazh nga banesa e tij, ku qëndron në arrest shtëpie.

Duke renditur rastet kur sipas tij Kushtatuta është shkelur, nga prishja e Teatrit Kombëtar e deri te çështja e mandatit të Olta Xhaçkës, Berisha kërkoi edhe një reagim nga Bajram Begaj. 

rama berisha edi gjipea

Lini një Përgjigje