TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Mars 2024, 14:59

Negociatat PS-Rithemelimi, Andoni tregon çfarë fshihet pas heshtjes së Berishës

Shkruar nga Pamfleti

Negociatat PS-Rithemelimi, Andoni tregon çfarë fshihet pas heshtjes
Analisti Ben Andoni ka folur lidhur me negociatat mes mazhorancës dhe opozitës për kthimin në normalitet të Parlamentit.

Analisti tha se nuk janë treguar pasi ende nuk ka pasur një rezultat. Andoni theksoi se si pasojë e negociatave është ulur retorika e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ka një zbritje dhe shmangie të socialistëve.

“Negociatat nuk shpallen dhe tregohen. Akoma nuk ka dalë produkti mbi të cilin mund të gjykojmë. PS ka marrë maksimumin e gjerave që kërkon.

Është dhënë udhë për dy komisione, ai për shëndetësinë, i cili ka dhënë produkte sepse çështja është gati drejt zbardhjes.

Negociatat, aty ku cënohen PD dhe PS, Rithemelimin po e marr si PD, gjerat më të prekshme nuk përdoren. Ka rënë retorika e zotit Berisha, ka një zbritje dhe shmangie të socialistëve, dhe ka një shtyrje relative për të fituar peshë në grupin e Rithemelimit, ku bashkimi nuk po tregon masën e duhur për t’u përballur me probleme. Ndërsa në mazhorancë forca e zëtit të zotit Rama prevalon mbi çdo tjetër”, tha ai për "News 24".

Lini një Përgjigje