
Kryeministri Edi Rama e cilëson fitoren e PS në zgjedhjet e 11 majit, si fryt i punës së pamasë të socialistëve.
Në një pritje për deputetët fitues, Rama u shpreh se teksa PD hidhte fall, PS punonte për fitoren e zgjedhjeve.
“Ne nisëm kohë më parë, krijuam një bord kombëtar të diasporës. Mblidheshim në 8 të mëngjesit, çdo të hënë. Ndiqnim rrjetin vullnetar të PS, në Greqi e përtej, kudo ku shqiptarët janë. Kur ne bënim këto, Jozefina ishte duke parë në filxhan fatin, që doli fati lumë, si rikthimi i Doruntinës. 10 për qind për ata, e 90 për qind nga ne, varet nga sa zgjedhës janë regjistruar dhe sa janë motivuar të regjistrohen, të tjera janë broçkulla. I ofruan shqiptarëve për kryeministër, një kufomë politike. Në fund, gomari nuk fluturoi. Ne e ngjitëm PS në shifrën rekord, 856 mijë vota, 88 mijë më shumë se në vitin 2021. PS kaloi kufirin e 50 për qind-shit, duke kaluar 4 shkallë e gjysmë, falë edhe një organizimi më të mirë kapilar në territor se asnjë herë tjetër”, theksoi ai.
Lini një Përgjigje