
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i është përgjigjur Niko Peleshit, i cili kërkoi ndjesë për përfshirjen e diktatorit Enver Hoxha mes figurave kombëtare që mund të nderoheshin gjatë muajit tetor.
Teksa e quajti një apologji hipokrite, Berisha akuzoi Peleshin se e futi diktatorin Enver Hoxha në axhendë me urdhër të Edi Ramës.
“Ti hape seancën me apologji hipokrite, Hoxhën e fute ti me urdhër të Ramës në axhendë. Nuk është gabim i librarisë. Ka një ligj që dënon propagandën komuniste për Enver hoxhën, ka rezolutë parlamenti, nuk është punë biblioteke. Rezolutat e kuvendit janë të detyruara. Imagjinoni ç’mund të ndodhte po të futej Hitleri në Budtenstag”, tha Berisha gjatë seancës.
Lini një Përgjigje