TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Gusht 2025, 21:35

Ndarja nga jeta e Zhejit, Luçiano Boçi shpreh ngushëllimet: Largim i papritur, u prehsh në paqe mik

Shkruar nga Pamfleti

Ndarja nga jeta e Zhejit, Luçiano Boçi shpreh ngushëllimet:

Demokrati Luçiano Boçi, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit dhe analistit të njohur Artur Zheji. Lajmi i hidhur ka tronditur botën mediatike dhe politike, ku Zheji la gjurmë me stilin e tij unik të të shprehurit.

Boçi thotë se largimi nga jeta e gazetarit të mirënjohur ka lënë një boshllëk të dukshëm, jo vetëm të një figure të njohur televizive, por dhe boshllëkun e një inteligjence të mprehtë që e shihte median jo si skenë cirku, por si arenë për t’u lexuar dhe zbërthyer.

“Artur Zheji vendosi ta ndërpresë udhëtimin e jetës, rrëmbyeshëm e krejt papritur.

Largimi i tij nuk është thjesht largimi i një gazetari të njohur.

Është shuarja e një zëri që dinte të vallëzonte me fjalën, dinte të vendoste atë aty ku të tjerët vendosnin zhurmën e me të, të depërtonte sipërfaqen e sheshtë të gjuhës.

Zheji ishte njëherazi analist, polemist, publicist, por mbi të gjitha një bohem i lirisë profesionale, drejtimi i së cilës shpesh nuk i interesonte. I pranueshëm dhe në kundërshti, falë aftësisë për të parashtruar ai mbetet një zë origjinal.

Largimi i tij nga jeta na lë një boshllëk të dukshëm, jo vetëm të një figure të njohur televizive, por dhe boshllëkun e një inteligjence të mprehtë që e shihte median jo si skenë cirku, por si arenë për t’u lexuar dhe zbërthyer.

Në analizat e tij kishte një dozë ironie, shpesh therëse, por edhe një shkëndijë shprese, se fjala e mendimi janë promotorë të shpresës dhe se ende kanë vlerë.

U prehsh në paqe mik!”, shkruan Luçiano Boçi.

Lini një Përgjigje