TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Mars 2024, 10:57

NATO zyrtarisht në Shqipëri, Rama: Baza ka rëndësi për të gjithë Ballkanin, sot po jetojmë një epokë tjetër

Shkruar nga Pamfleti
NATO zyrtarisht në Shqipëri, Rama: Baza ka rëndësi për
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur një bazë me rëndësi për të gjithë Ballkanin Perëndimor, hapjen e bazës së NATO-s në Kuçovë.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se Shqipëria pret sot me krenari aleatët dhe partnerët e saj.

Sipas Rama tha se kjo bazë aso kohe konsiderohej një vend strategjik i Perandorisë Sovjetike dhe ishte pjesë e planit të Kremlinit aso kohe për të sulmuar vendet perëndimore edhe me avionët që ishin në bazën e Kuçovës.

“Duke parë një pjesë të të pranishmëve këtu si përfaqësues të një gjenerate tjetër që jetoi të gjitha zhvillimet dhe përpara ndryshimeve demokratike po referohem një fragmenti të gazetës Zëri i Popullit, në maj 1954 kur në Shqipëri erdhi udhëheqësi I Bashkimit Sovjetik dhe gazeta shkruante se të vdekurit po kërcënin nga gëzimi dhe lulet atë maj kishin celur më herët për të mirëpritur shokun Krushov. Është me rëndësi ky referims e në atë kohë Shqipëria me këtë bazë konsiderohej strategjik I perandorisë sovjetike dhe në Kucovë kishte një numër jo të vogël avionësh bombardues. Plani i luftës, do të niste me bombardimin e Vjenës, bazave të NATO-s në Danimarkë dhe pjesë do të ishin edhe avionët e Kuçovës.

Sot jetojmë në epokë tjetër dhe Shqipëria gjendet në anën tjetër. Duke mirëpritur me krenari aleatët e saj në një aleancë që është në radhë të parë vlerash në mbrojtje të paqes dhe dmeokracisë. Jam i lumtur sot që një punë e nisur prej kohës arriti të përfundojë dhe këtu janë plot miq partner aleatë, ku falenderoj ministrin Italian që ka ardhur edhe me disa avionë luftarakë me vete.

Dhe miqtë e aleatët tanë turq që për thuajse 3 dekade mbajtën gjallë frymën e kësaj bazë që sot është transformuar dhe e gatshme si një bazë e re e NATO me një rëndësi që kalon kufijtë e Shqipërisë. Me siguri për rajonin tonë.” vijoi Rama.

edi rama

Lini një Përgjigje