TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Mars 2024, 10:25

Hapja e bazës së NATO-s në Kuçovë, Peleshi: Kemi plane edhe për Porto Romanon!

Shkruar nga Pamfleti
Hapja e bazës së NATO-s në Kuçovë, Peleshi: Kemi
Niko Peleshi

Ministri Niko Peleshi, në fjalën e tij në ceremoninë e përurimit të bazës së re të NATO-s në Kuçovë ka deklaruar se do jetë baza kryesore e Forcave tona ajrore ndërsa theksoi se kjo është një pikë strategjike për Aleancën dhe për rajonin.

"Një nga investimet më madhore të NATO-s në Shqipëri. Ndenja e krenarisë është më se e dukshme. Mbi këtë pistë miku i fundit ka flutuar rreth 19 vite më parë.

Është koha që në Kuçovë të ndihet jehona e avionëve të NATO-s, mbrojtësve të qiejave tanë në dekadën më të kërcëenuar të historinë modern të rajonit dhe mbarë Evropës.

Do të shërbejë si baza kryesore për forcat tona ajrore, për të cilin investimi nuk do të reshtë deri në krijimin e një flote dinjitoze në shërbim të mnbrojtjes së popullit tonë dhe aleatëve tanë. Ndihma dhe mbështetja që Shqipëria mund t'i japë vendeve fqinje na bën të ndihemi më të vefshëm se kurrë më parë. Jo më larg se dy vite më parë askush nga ne nuk e kishte menduar se Evropa do të përballej me një agresion të tillë të egër ndaj një populli i pafajshëm, siç po ndodh në Ukrainë.

Gjithçka pritet nga fronit i lindjes dhe duhet të jemi të përgatiur të mbrohemi me të vetmen formulë fituese në tavolinë, bashkimin e forcave dhe kapaciteve tona.”

Black Hock dhe dronët Bajraktar janë aktualisht në gatishmëri të plotë për të nisur fluturimet në bazë. Numri i tyre do rritet ndjeshëm në vijim. Aleatë shiheni këtë bazë si pike strategjike. Baza ka kapacitet për përballjen me fatkeqësitë natyrore. Nyje lidhëse për vendet e rajonit. Kemi plane edhe për Porto Romanon", tha Peleshi. 

niko peleshi hapja e bazës së nato-s në kuçovë

Lini një Përgjigje