TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Mars 2024, 10:50

Baza ajrore në Kuçovë, SHBA:Ky është një gur kilometrik për Shqipërinë në NATO

Shkruar nga Pamfleti
Baza ajrore në Kuçovë, SHBA:Ky është një gur
David Wisner

I Ngarkuari me Punë i Ambasadës Amerikane në Shqipëri, David Wisner ka mbajtur fjalën e tij gjatë ceremonisë inauguruese të bazës ajrorëe të NATO-s në Kuçovë.

Ai tha se kjo dëshmon përkushtimin e Shqipërisë ndaj Aleancës, teksa e përgëzoi vendin për këtë arritje.

“Është një nder i veçantë të jesh këtu për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. E përgëzoj Shqipërinë në përurimin e bazës së parë të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Ky është një gur kilometrik në përkushtimin e Shqipërisë në parimet e NATO-s. Që nga pushimi i i Ukrainës nga rusia NATO është rritur si simbol i angazhimit tonë. Përgëzoj dëshirën e Shqipërisë për të zgjeruar më tej bashkëpunimin me NATO-n”,  tha Wisner. 

Me përurimin e bazës më 4 Mars trupat e NATO-s dhe mjetet fluturuese të saj do të akomodohen, stërviten dhe fluturojnë duke u nisur nga baza ajrore e Kuçovës. Kjo bazë ajrore taktike u përmend edhe nga Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken gjatë vizitës së tij në Tiranë.

 

david wisner baza ajrore në kuçovë

Lini një Përgjigje