Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi përvjetorin e 77-të të NATO-s përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale.
Ai e cilësoi këtë përvjetor si një moment me peshë për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe theksoi vijimësinë e angazhimit të Shqipërisës në kuadër të aleancës. Sipas tij, vendi mbetet një partner i qëndrueshëm në funksion të sigurisë dhe stabilitetit të përbashkët.
Në vlerësimin e tij, NATO përfaqëson një strukturë që mbështetet te besimi dhe solidariteti mes vendeve anëtare. Ai nënvizoi rolin e saj në mbrojtjen e vlerave demokratike dhe në forcimin e sigurisë në hapësirën euroatlantike.
"Prej 77 vitesh NATO është një nga arritjet më të rëndësishme të bashkëpunimit ndërkombëtar, një Aleancë e ndërtuar mbi besimin dhe solidaritetin për garantimin e lirisë, sigurisë dhe mbrojtjen e përbashkët.
NATO vazhdon të jetë simbol i unitetit dhe përgjegjësisë kolektive, duke mbrojtur vlerat demokratike dhe forcuar sigurinë Euroatlantike.
Prej 17 vitesh Shqipëria qëndron krenarisht si një anëtare e denjë në këtë familje, duke kontribuar për paqen, sigurinë dhe mbrojtjen kolektive. Rritja e buxhetit të mbrojtjes, si dhe kontributi aktiv në misione e operacione të NATO-s janë dëshmi e përkushtimit tonë të palëkundur ndaj vlerave të përbashkëta.
Mesazhi i presidentit përforcon qëndrimin institucional të Shqipërisë në raport me aleancën", shkruan Begaj.
E hengre pacen sot ?