TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Prill 2026, 19:15

PD do kërkojë përgjysmim e ngarkesës fiskale mbi naftën, Berisha: Hetim për Autoritetin e Konkurrencës

Shkruar nga Pamfleti
PD do kërkojë përgjysmim e ngarkesës fiskale mbi
Berisha në takim me ekspertët

Partia Demokratike do të kërkojë përgjysmin të ngarkesës fiskale për naftën. Kjo u bë e ditur nga kreu demokrat, Sali Berisha, gjatë një takimi me ekspertë të ekonomisë, ku u diskutua lidhur me çmimin e naftës në vend dhe reaksionin zinxhir që është krijuar me çmimet e produkteve në treg.

Berisha tha se për herë të parë, ekonomia shqiptare është minorancë në kontributin e rritjes ekonomike. "Nuk i detyrohet e gjitha naftës, por nafta ka rolin e saj të pazëvendësueshëm.

Bujqësia shqiptare është në recesion. Industria në Shqipëri është në recesion, kurse Edi Rama mendon se këto do i kapërcejë me mashtrime. Ka dy javë që merret me naftën dhe mashtron, flet përçart, u thotë qytetarëve të kundërtat e asaj që janë, në një kohë kur ne për makinën paguajmë pothuajse sa Kosova veças, kurse ai mashtron pa i skuqur që ne ato i marrim tek nafta.

Konflikti në Lindjen e Mesme solli njëlloj si Covid-i, krizën. Sa do vazhdojë? Askush nuk mund ta përcaktojë, por Lindja e Mesme është rajoni me ndikim madhor në energjinë e botës, kjo është e sigurt, çka do të thotë se rritja e çmimit të energjisë do mbetet edhe për një kohë të pacaktuar.

Ndaj dhe ndërhyrja është një emergjencë. Dhe nuk e zgjidh, imagjinoni edhe akcizën e ka të lidhur me inflacionin. E indekson me inflacionin.

Pra, PD qëndron e vendosur në hapin e parë përgjysmimin e ngarkesës fiskale. Ne duhet të zbresim tek ngarkesa fiskale, të cilat garantojnë çmime të përafërta, por më të ulëta se sa në vendet e tjera përreth që nuk kanë një litër naftë dhe që nuk paguajnë transportin nga Durrësi në Prishtinë apo nga Durrësi në Tetovë.

Nafta pra qëndron si ndëshkim me taksat e saj mbi pensionistët në tërësi, mbi të gjithë qytetarët me rritjen e çmimeve të konsumit. Është një problem madhor kështu që ne në parlament do dorëzojmë amendamente dhe ligje, sikundër do kërkojmë një hetim për autoritetin e konkurrencës, i cili është i zhytur në naftë", tha Berisha.

pd berisha nafta

Lini një Përgjigje