TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Mars 2025, 22:30

Nard Ndoka: Berisha s’është politikan më i mirë se unë, Majko adoleshent!

Shkruar nga Pamfleti

Nard Ndoka: Berisha s’është politikan më i mirë se

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka deklaruar se është një politikan më i mirë se kreu i PD-së, Sali Berisha.

I ftuar në show-n “2984” në Vizion Plus, Noka tha se Berisha ka bërë shumë gabime, ndërsa ai jo jo. Ndërsa për Pandeli Majkon tha se është një politikan adoleshent.

Pjesë nga intervista:

Nard Ndoka: Berisha nuk është më i mirë se unë. Ai ka bërë gabime pafund. Unë s’kam bërë asnjë gabim. Ka politika shqiptare, se ne i fusim të gjithë në një thes. Të mos merremi me emra. A ta them një grek-shqiptar? Se është interesante. Vangjel Dule. Është një politikan model. Është shumë më i mirë se Rama.

Albano Bogdo: Po Majko?

Nard Ndoka: Majko është një politikan adoleshent, i papjekur, kështu ka mbetur. Është një fëmijë i qeshur gjithmonë.

Lini një Përgjigje