TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Prill 2026, 18:34

“Na rrahu Rama”, Salianji ironizon deklaratat e deputetëve pas protestës: Jo çdo faj është i tij!

Shkruar nga Pamfleti

“Na rrahu Rama”, Salianji ironizon deklaratat e deputetëve pas

Ervin Salianji ka zhvilluar një takim me demokratët dhe mbështetësit në qytetin e Kukësit, në vijim të turit të tij në disa qytete të vendit.

Gjatë fjalës para mbështetësve, ai kritikoi ashpër mënyrën se si janë menaxhuar proceset e brendshme në Partinë Demokratike.

Salianji deklaroi se kandidatë që kanë marrë më shumë vota në primare nuk janë përfshirë në listat për deputetë, duke lënë të kuptohet se vendimmarrja nuk ka reflektuar vullnetin e anëtarësisë. Sipas tij, ky fenomen po reflektohet edhe në takimet në terren, ndërsa shton se kandidatët më të votuar nuk janë pjesë e garës.

Ai kritikoi gjithashtu diskursin brenda opozitës, duke theksuar se përgjegjësia për humbjet nuk duhet t’i atribuohet vetëm kundërshtarit politik.

“Nuk mund të themi se na mundi Rama, por duhet të jemi ne që ta mundim atë,” u shpreh Salianji, duke iu referuar deklaratave të bëra gjatë protestës së fundit të Partisë Demokratike.

Në vijim, ish-deputeti hodhi akuza ndaj drejtuesve të lartë të PD-së, duke pretenduar se mungesa e reagimit të tyre lidhet me interesat personale dhe privilegjet që burojnë nga pozicionet në parti dhe në parlament.

Takimi në Kukës është pjesë e një serie aktivitetesh që Salianji po zhvillon në qytete të ndryshme, ndërsa debatet e brendshme në Partinë Demokratike vijojnë të mbeten të pranishme në skenën politike.

Lini një Përgjigje