TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Nëntor 2025, 20:44

Mungoi në protestën e PD, Alimehmeti kundër vendimit të Berishës: Këshilli Kombëtar nuk u pyet për aksionin!

Shkruar nga Pamfleti

Mungoi në protestën e PD, Alimehmeti kundër vendimit të

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka shpjeguar arsyet e mungesës së tij në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë nga PD pasditen e së hënës.

Në Off the Record në A2 CNN, Alimehmeti sqaroi se Këshilli Kombëtar nuk është thirrur dhe nuk është konsultuar për këtë nismë. Ai theksoi se aktiviteti i së martës nuk kishte karakter proteste.

“U la një mundësi për të folur deputetët që me sa duket kanë vështirësi të mëdha brenda Parlamentit. Nuk mund të quhet protestë”, tha ai.

Sipas tij, formati i foltores pritet të zhvillohet çdo javë dhe nuk përbën një reagim të mirëfilltë politik. Alimehmeti nënvizoi se Këshilli Kombëtar nuk ka diskutuar asgjë lidhur me aksionin dhe se informacioni i ardhur tek anëtarët e tij ishte se bëhej fjalë për një platformë diskutimi mes deputetëve dhe qytetarëve.

“Unë jam pro protestave të qëndrueshme, me kuptim. Kjo nuk ishte e tillë, thjesht një foltore”, tha Alimehmeti.

Ai shtoi se partia ka nevojë për analiza serioze për zgjedhjet, të cilat OSBE/ODIHR i ka cilësuar të pabarabarta. Alimehmeti theksoi se protesta e madhe kombëtare do të lajmërohet javët në vijim.

“Presim javën tjetër për më shumë”, deklaroi ai.

Lini një Përgjigje