TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Nëntor 2025, 20:43

Moti i keq, Balluku inspekton nga afër situatën në HEC Koman: Nuk parashikohet hapja e portave!

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq, Balluku inspekton nga afër situatën në HEC Koman: Nuk

I gjithë vendi është përfshirë nga reshjet e shiut që nga orët e para të mëngjesit, cilat kanë shkaktuar përmbytje dhe vështirësi në qarkullim në disa zona, por kanë përmirësuar situatën  energjetike.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka parë nga afër gjendjen e krijuar si pasojë e reshjeve intensive në HEC Koman ku tha se vijojnë të jenë të përgatitur për të përballuar situatën.

Balluku tha se nuk parashikohet hapja e portave dhe se janë kapacitetet dhe volume për të përballuar shirat intensive.

Në Vaun e Dejës prurjet janë 200 m3 në sekondë. Fierza vazhdon të jetë e mbyllur, përkohësisht për të mos rënduar situatën akoma. Dibra ka nisur të ketë reshje intensive dhe ka zona me problematika. Thethi e kemi parë që ka nisur të ketë intensitet. Nga ana energjetike gjërat do të shkojnë shumë mirë dhe pjesa tjetër do të jetë nën kontroll.

Janë të katërt agregatët në punë. Mund të ketë luhatje të vogla dinamike për shkak të erës, por ndërkohë vazhdojmë punën me kapacitete të plota si në Koman dhe në Vaun e Dejës. Do të kemi edhe një prurje dhe përmirësim moti të enjten. Jemi të përgatitur dhe nuk parashikohet hapja e portave. I kemi kapacitetet dhe volume sepse kemi punuar për të liruar volume. Të 5 agregatet e Vaut të Dejës dhe 4 të Komanit janë në funksion. Të Fierzës janë të mbyllura për të plotësuar kapacitete.”-u shpreh Balluku.

Lini një Përgjigje