
Sekretari i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka folur lidhur me Konventën e Partisë së Lirisë. I pyetur nëse Monika Kryemadhi kishte një ftesë sot për të marrë pjesë në Konventë, Blushi ka ironizuar duke thënë se PL nuk bëri dasmë që “të shpërndajë ftesa”.
“Konventa e Tiranës nuk është dasmë, që të shpërndajmë ftesa, por të gjithë anëtarët e PL janë të ftuar”, deklaroi Blushi për “News 24”.
Intervista
Gazetari: Super Mona siç e ka quajtur z Meta, nuk do të angazhohet në fushatë në këto zgjedhje. Ky a është një largim që e dëmton Partinë e Lirisë?
Tedi Blushi: Ju ftojmë të flasim për juristë, mjekë, studentë, që u ngjitën në podiumin e Konventës së Tiranës. Është një forcë që do na ndihmojë shumë që të arrijmë 5 prioritetet tona.
Gazetari: E ftuat Monika Kryemadhin në Konventë sot?
Tedi Blushi: Ju ftoj të merrni në intervistë dhjetëra intelektualët e rinj, që sot morën teserën e PL dhe na motivojnë edhe më shumë, që të vëmë në jetë këtë program të jashtëzakonshëm. PL nuk lidhet me një njeri të caktuar, por përfaqëson kauza të drejta të popullit shqiptar. Kushdo që është në opozitë me keqqeverisjen, e ka derën e hapur në PL. Partia e Lirisë jam i bindur se do të votohet masivisht.
Gazetari: A ka pasur sot një ftesë për zonjën Kryemadhi?
Tedi Blushi: Konventa e Tiranës nuk është dasmë, që të shpërndajmë ftesa, por të gjithë anëtarët e PL janë të ftuar.
Lini një Përgjigje