TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Shkurt 2025, 13:26

12 vite nuk i mjaftuan, Rama: Mandati i katërt na duhet për 'goditje vdekjeprurëse' ndaj korrupsionit

Shkruar nga Pamfleti
12 vite nuk i mjaftuan, Rama: Mandati i katërt na duhet për
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama u kërkoi sot emigrantëve shqiptarë që të mos e çojnë votën dëm duke votuar opozitën, por t’i japin mandatin e katërt për ta çuar Shqipërinë në BE.

Për mandatin e katërt, Rama tha se PS do të luftojë korrupsionin, sikurse nuk i mjaftuan 12 vite në pushtet.

“Kush ndër ta mendon se ne ia ngritëm Shqipërisë në Evropë dhe botë duhet të regjistrohet që me votën e vet PS të investojë për rritjen e mëtejshme të prestigjit të këtij vendi dhe të bëjë të mundur që fëmijët e sotëm të jetë të barabartë në familjen e bashkuar evropiane.

Kush na ndjek nga jashtë vendit duhet ta ketë parasysh se afati i fundit i regjistrimit është data 4 mars, prandaj mos e lini për ditën e fundit por futuni në faqen e KQZ dhe regjistrohuni për të votuar me 11 maj dhe mos e vini kurrë në dyshim vota e çuar te cilido tjetër është gur i hedhur në ujë, në kënetën e një opozitë bretkosash që ka në krye nj buf kënete.

Vota e sjellë tek ne është gur i vendosur në muret e reja të shtetit evropian shqiptar që po forcohet vit pas viti. Në gjysmën e parë të mandatit të katërt do të fusim inteligjencën artificiale në prokurimet publike për t’i dhënë korrupsionit një goditje vdekjeprurëse ashtu sikur bëri E-Albania me sportelet” tha ai.

Lini një Përgjigje