TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Shkurt 2025, 13:01

Kuvendi Kombëtar Rinor, Rama i bindur: PS do fitojë mandatin e katërt!

Shkruar nga Pamfleti

Kuvendi Kombëtar Rinor, Rama i bindur: PS do fitojë mandatin e

Kryeministri Rama ka folur sot në Kuvendin Rinor të Shqipërisë për zgjedhjet e 11 Majit. Rama u shpreh i bindur se PS do të fitojë sërish në këto zgjedhje duke siguruar në këtë mënyrë mandatin e katërt.

Gjithashtu, Rama iu bëri apel të rinjve që më 11 maj do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur partinë që do të qeverisë Shqipërinë në 4 vitet e ardhshme. 

Kryeministri tha gjithashtu se PS do ta ngjisë Shqipërinë në majën më të lartë. Kreu i qeverisë theksoi se vendi ynë më 2030 do të jetë në oborrin e BE, si i barabartë mes të barabartëve.

“Sot 100 ditë Shqipëria do ta marrë mandatin e katërt për ta nisur atdheun tonë në majën e lartë të 2030 aty ku Shqipëria do të jetë më në fund si gjithë europa. Në atë majë ne do ta vendosim përgjithnjë flamurin tonë kombëtar. 100 ditë nga sot shqiptarët do të na mbështesin me shumë se asnjëherë më parë, jo se jemi më të mirët, se në fakt nuk ka, por sepse Shqipëria i është afruar asaj maje.

Falënderoj të gjithë djemtë dhe vajzat që janë të pranishëm këtu dhe për ata që folën. Falë tyre, PS do marrë mandatin e 4 për të ngjitur atdheun e përbashkët në majën e lartë të 2023, aty ku Shqipëria do të jetë më në fund si gjithë Evropa. Në atë majë, ne do ta vendosim përgjithnjë flamurin tonë kombëtar, aty ku është oborri i shtëpisë së familjes europiane. Aty ku do të hyjmë si të barabartë mes të barabartësh.

Pas më pak se 100 ditësh, shqiptarët do të na mbështesin më shumë se asnjëherë  më parë, jo se jemi më të mirët, edhe pse më të mirë se ne nuk ka, por sepse Shqipëria më shumë se kurrë i është afruar asaj maje. Shqiptarët duhet të dinë që atë majë që tani e shohim me sy, e afroi vizioni, skuadra, përpjekja e jashtëzakonshme e të gjithë këtyre viteve, nuk e afroi koha. Ne vumë në vend dinjitetin e Shqipërisë në sytë e botës. Ja ku është Shqipëria falë asaj që kemi bërë në një dekadë, përballë stëkëmbëshave dhe betejave. Në një vend, ku të gjithë duan të vijnë ta vizitojnë. Që në më shumë se një dekadë rriti me dy herë prodhimin e brendshëm”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

Lini një Përgjigje