TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Tetor 2025, 19:44

"Mundësia për t’ju shërbyer juve, nderi më i madh i jetës sime", Binaj thirrje qytetarëve: Të bëhemi bashkë për ndryshim (Video)

Shkruar nga Pamfleti

"Mundësia për t’ju shërbyer juve, nderi më i madh

Kandidati i pavarur për Kryetar bashkie në Tiranë, Florjan Binaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëhen bashkë për ndryshimin e Kryeqytetit.

Me anë të një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, Binaj shprehet se Tirana nuk është vetëm qyteti ku ne jetojmë, por edhe shtëpia që do u lejmë fëmijëve.

Binaj shprehet gjithashtu se janë dy rrugë ose qytetarët të zgjedhin korrupsionin, betoni dhe administratë me patronazhistë ose të zgjedhim ndryshimin, një bashki me njerëz të nderëshm.

Mundësia për t’ju shërbyer juve është nderi më i madh i jetës sime. Tirana nuk është vetëm qyteti ku ne jetojmë, është shtëpia që do u lejmë fëmijëve tanë. Ndaj kur të votojmë, të mendojmë për ta. Kemi dy rrugë përballë: Të vazhdojmë me korrupsionin, betonin dhe administratën patronazhistë, ose të zgjedhim ndryshimin. Një bashki me njerëz të ndershëm, me profesionisten që shërbejnë qytetarëve. Ju ftoj që të bëhemi bashkë për ndryshimin. Më shkruani shqetësimet, mendimet dhe historitë tuaja, së bashku mund ta ndryshojmë Tiranën”, shprehet Binaj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FLORJAN (@florjanbinaj)

Lini një Përgjigje