
Megjithëse kanë marrë votat e mjaftueshme në listën e hapur për t’u bërë deputetë, katër kandidatë nuk do ta kenë mundësinë të futen në Parlamentin e ri në shtator.
Kjo për shkak se ata i penalizojnë kuotat gjinore, të cilat do të favorizojnë tre zonja për të marrë mandatin e deputetit.
Në Berat analisti Julian Zyla ka dalë i treti më i votuari në listën e hapur, por nuk futet dot në Kuvend, pasi sipas Kodit Zgjedhor do të përfitojë Hatixhe Konomi, megjithëse ajo ka marrë 1246 vota më pak.
E njëjta situatë është edhe në Durrës ku deputeti Ilir Ndraxhi ka marrë 2415 vota më shumë se Etleva Budini, por mandatin do ta marrë kjo e fundit.
Ndërsa në Korçë penalizohet Arian Jaupllari, megjithëse ka marrë më shumë vota se Besa Spaho.
Xhemal Qefalia, deputeti i PS-së, që në 11 maj garoi në listën e hapur të kësaj partie në Qarkun e Tiranës, ka mbetur po ashtu jashtë Kuvendit, për të njëjtat arsye.
Berat
Ikën Julian Zyla 4612
Vjen Hatixhe Konomi 3366
Durrës
Ikën Ilir Ndraxhi 6382
Vjen Etleva Budini 3967
Korçë
Ikën Arian Jaupllari 7430
Vjen Besa Spaho 6691
Lini një Përgjigje