TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Korrik 2023, 10:59

“Ministri i ri me dy çështje në SPAK”

Shkruar nga Pamfleti
“Ministri i ri me dy çështje në SPAK”
Taulant Balla

Ardhja e ministrit të ri të Brendshëm Taulant Balla, në krye të këtij dikasteri, për politologun dhe profesorin Ilir Kalemaj, ngre shumë pikëpyetje për mbarëvajtjen e pozicionit në të ardhmen.

Kalemaj, thotë se ministri i ri vjen me dy çështje në SPAK, teksa problemi nuk është krimi i rrugës, por kanabizimi i vendit, për të cilën ka skepticizëm në goditjen e tyre.

"Ministri i brendshëm është një super ministri, kemi parë të gjitha formatet e ministrit edhe nga kjo mazhornacë, edhe nga ato të kaluara. Kemi parë ministra politik, si Sokol Olldashi, Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj, ne kemi parë edhe ministra teknik si Sandër Lleshi, as ministra teknik as politike po te paktën nuk kanë bërë kryepolicin si Bledi Çuçi.

Ka dy anë të medaljes, nga njëra anë janë dritëhijet që ka z.Balla, ka çështjen në SPAK, çështja Toyita Yaris, të cilat mund t’i japin koperturë politike, z.Balla i cili nuk e ka fshehur dëshirën për të qenë ministër, në këto 18 vjet në politikë aktive.

Më në fund po e kurorëzon këtë. Nga ana tjetër problemi që ka Shqipëria nuk është krimi i rrugës, por është kanabizimi i vendit, nëse arrin të godas këtë, atëherë do të ishte një mesazh shprese, por rezervojmë të drejtën të jemi skeptik.", thotë ai në një intervistë për mediat.

Taulant Balla ditën e sotme mbajti një takim me drejtues të Ministrisë së Brendshme dhe strukturave të varësisë për të komunikuar prioritetet e detyrës së tij të re.
Duke iu drejtuar anëtarëve të Policisë së Shtetit, Balla theksoi se nuk do të vijë me reforma për emërime dhe heqje nga puna, por për ata që nuk tregojnë gatishmëri të punojnë me të, nuk ka vend.
“Kush nuk do të tregojë gatishmërinë për të punuar së bashku, do ta ketë të pamundur të qëndrojë në pozicionin që ka.”, tha ai.

balla spak

Lini një Përgjigje