TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Shkurt 2024, 19:38

Mesila Doda kundër Metës dhe Berishës: Fredi Beleri u përdor si kalë troje

Shkruar nga Pamfleti

Mesila Doda kundër Metës dhe Berishës: Fredi Beleri u përdor

Deputetja e PDIU, Mesila Doda, duke folur për çështjen “Beleri” tha se ai u përdor si kalë troje për interesa të caktuara.

Doda thotë se Beleri është një fenomen që nuk duhet të ekzistonte në politikën shqiptare.

Ajo ka rikujtuar kur forcat kryesore politike u bashkuan që Himara most ë përfundonte në duart e një nacionalisti grek, ndaj merr shkas nga kjo për të thënë se Beleri është vendosur qëllimisht aty.

“Besoj që Beleri është një fenomen që nuk duhet të ekzistonte në politikën shqiptare. Më kujtohet kur PD dhe PS janë bërë bashkë që Himara të mos merrej nga një person me prirje nacionaliste greke. Beleri është vendosur aty qëllimisht për të shërbyer si një kalë troje. Atdheu është më i rëndësishëm se çdo interes apo përballje politike. Nuk mund të lejohet që një njeri që ka shprehur hapur anti-shqiptarizimin e tij të vendoset si kandidat politik.

Shqipëria dhe Greqia mos harroni janë shtete armike zyrtarisht, janë në luftë. Nuk e di si mendohet të bëhet marrëveshja e ujërave kur akoma nuk kemi nënshkruar një traktat paqeje. Ky është hapi i parë që duhet të merret për të hapur një faqe të re në marrëdhëniet mes dy vendeve”, u shpreh Doda në një intervistë për News 24.

mesila doda fredi beleri

Lini një Përgjigje