TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Shkurt 2024, 19:26

Skandali “McGonigal”, Berisha: SPAK po përpiqet ta fshehë, Edi Rama i damkosur

Shkruar nga Pamfleti

Skandali “McGonigal”, Berisha: SPAK po përpiqet ta fshehë,

Në vazhdën e akuzave, ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalimin para qytetarëve të mbledhur poshtë banesës së tij, risolli në vëmendjen çështjen “McGonigal”.

Për këtë Berisha akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumanin, se po përpiqet të mbyllë skandalin pa e hetuar.

Berisha tha se Edi Rama është i damkosur pasi është kapur në flagrancë nga drejtësia amerikane.

“Sot kryeministri i vendit është zyrtari më i damkosur në Europë sepse është kapur në flagrancë nga drejtësia e SHBA se ka korruptuar zyrtarin më të lartë të zbulimit të këtij vendi.

Gjithë njerëzit e ndershëm në SHBA, në Europë dhe kudo, presin përgjigjen tonë.

Askush të mos mendojë se Dumani do të hetojë, përkundrazi Dumani është bashkautor me mbrojtjen që i bën në të gjitha krimeve të Edi Ramës”, ka thënë Berisha.

Sipas ish-kryeministrit nuk është e vërtetë që skandali “McGonigal” po hetohet dhe kjo vërtetohet edhe nga fakti se asnjë prej personave të përfshirë nuk janë thirrur për të dëshmuar.

spak sali berish mcgonigal

Lini një Përgjigje