
Përfudnon procesi i numërimit të votave edhe në Mallakastër. Ashtu si në shumicën e bashkive, edhe këtu PS-ja ka arritur të triumfojë, megjithëse e ka parë veten të rrezikuar nga demokratët.
Socialisti, Qerim Ismailaj mori 5967 vota, ndërsa rivali demokrat, Agron Kapllanaj arriti të grumbullonte 5600 vota.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” siguroi vetëm 724 vota.
Rezultati:
Qerim Ismailaj: 5967 vota
Agron Kapllanaj i PD: 5600 vota
Resmi Shanaj i “Bashkë Fitojmë” : 724 vota.
Po ashtu është mbyllur procesi i numërimit të votave edhe në bashkinë e Fierit. Kryebashkiaku Armando Subashi, i cili garoi për Partinë Socialiste, ka fituar zyrtarisht edhe një tjetër mandat në krye të kësaj bashkie.
Ai ka arritur të fitojë me një diferencë të thellë ndaj kundërshtarëve. Subashi ka siguruar 33.595 vota kundrejt rivalit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Evdar Kodheli me 9.485 vota dhe kandidates demokrate Eriselda Çelaj me 5.267 vota.
Lini një Përgjigje