Në Komisionin Hetimor për Shëndetësi po vijon përplasja mes opozitës dhe mazhorancës.
Një debat i fortë ka ndodhur për nenin 15 mes deputetit të PD-së Edmond Spahos dhe koleges së tij Edona Bilali.
Debati:
Bilali: U lexua disa herë, ne ndahemi në mënyrën sesi e interpretojmë
Spaho: Na e lexoni njëherë
Bilali: Patjetër e kam përballë
Spaho: Si nuk të vjen zor
Bilali: Mua nuk më vjen zor?
Vokshi: Zoti Spaho mos ndërhyni kur flasin kolegët
Ilir Metaj: Mbylle gojën
Petro Koci: Nuk dini të lexoni
Vokshi: O po flet ti Petro për fyerje? Pas asaj qe keni bërë nuk keni të drejtë të flisni për fyerje
Bilali: Unë e kam një përgjigje për zotin Spaho, ndryshe nga konsiderata që kam për Spahon për kontributin që më dha herën e kaluar. Nuk shkojnë të dyja, edhe s'ju vjen zor edhe kam konsideratë..
Plani hetimor i opozitës parashikon që në listën e dëshmitarëve të thirret kryeministri Edi Rama, ish ministrat Beqaj e Manastirliu, ministrja Koçiu etj.
Ndërsa nga mazhoranca kërkohet shtrirja e listës së dëshmitarëve me të gjithë ish ministrat e shëndetësisë që nga viti 2006, pra duke përfshirë ministrat e qeverisë Berisha 1 dhe koalicionit të mëvonshëm të tij me Metën, si dhe zyrtarë e auditues të KLSH. PS ka propozuar që hetimet të shtrihen që nga 2009. Sipas PS-së duhet të pyeten edhe Ministrat e Shëndetësisë që nga dhjetori i 2006 si dhe të gjithë ish drejtuesit e QSUT që nga 1 tetor 2009.
Lini një Përgjigje