
Mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, ka nisur me debat ditën e sotme. Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi është përplasur me deputetin PS-së Petro Koçi, pasi donte të merrte fjalën.
Deputeti socialist, Plarent Ndreca kërkoi që në fillim që në pikën e parë të rendit të ditës të jetë miratimi i planit për hetimin. Vokshi u shpreh se Komisioni duhet të nisë më kërkesat për informacion e më pas të kalohet tek plani. Ajo tha se PS ka depozituar një plan krejt ndryshe nga parapraku.
Plarent Ndreca: Shqyrtimi dhe miratimi I planit të hetimit duhet të jetë pika e parë në mënyrë që të vazhdojmë sa më parë nga hetimi.
Vokshi: Më vjen keq që edhe njëherë ju keni ardhur për të penguar hetimin parlamentar. Keni përdorur edhe gjuhë intimiduese por dua t’ju sjellë në vëmendje që as nuk më intimidoni dhe as nuk më shantazhoni dot, do vazhdoj të ndjek gjetjet e hetimit.
Miratimi I planit fillon në momentin që janë mbledhur faktet dhe provat. Këto mblidhen pasi merren informacionet e kërkuara nga institucionet apo kompanitë private. Plani hetimor nuk miratohet pa marrë provat e nevojshme. Ne jemi nismëtarët, kemi kërkuar të ngrihet komisioni hetimor në shëndetësi, kemi një object të komisionit. Kemi depozituar planin paraprak sesi do hetohet për dy koncesionet sterilizim dhe check up.
Meqë ju keni depozituar një plan krejt ndryshe nga ajo që kishim depozituar, do ta lexojmë dhe e kemi vënë si pikë të dytë të rendit të ditës për të respektuar atë që keni depozituar.
Ndërhyn Petro Koçi…
Vokshi: Petro çuditu ti sa të duash, as mos e ngri zërin këtu, mos guxo të më bërtasësh se ke vepruar në mënyrë të turpshme jashtë etikës së një deputeti edhe herët e shkuara. Mos e ngri zërin se as na intimidoni dhe as na presiononi.
Korreshi: Kryetarja e komisionit të ligjit atje, flet dyfishin e gjithë anëtarëve të tjerë majtas e djathtas. Për procedurë duhet t’I identifikoni edhe këto kamerat këtu se thonë që hyjnë edhe nga Rai 3.
Lini një Përgjigje