TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Prill 2024, 12:02

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, Vokshi shpërthen në akuza ndaj PS: Paratë e sterilizimit po pengojnë hetimin

Shkruar nga Pamfleti

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, Vokshi shpërthen

Në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë që po mbahet ditën e sotme, ka përplasje mes opozitës dhe mazhorancës. Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, ak shpërthyer në akuza ndaj PS.

Ajo ka akuzuar anëtarët e mazhorancës se paratë e përfituara nda sterilizimi, po vijojnë të paguajnë që ky komision të pengoj hetimin. Me tone të ashpra ajo i është drejtuar anëtarëve të PS duke  thënë “Turp t’u vijë”.

“Po bëhet një muaj që presin shkresat për kërkesë për informacion. A keni turp ju apo jo. Duhet të ndihemi të turpëruar se po paguhen energji, para të taksapaguesve që kemi ardhur këtu për të hetuar. Paratë e sterilizimit po vijojnë që të paguajnë që ky komision të pengojë hetimin”, tha ajo.

 

komisioni hetimor per shendetesine albana vokshi

Lini një Përgjigje